Albin Kurti i dërgon edhe një mesazh LDK-së për koalicion

08:14 | 18 Gusht 2019

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se arritja e një koalicioni në mes LDK-së dhe VV, zgjedhjet do t’i shndërronte në festë.

Sipas tij, përkundër dallimeve, koalicioni mes LDK-së dhe VV-së, do ta nxjerrtë nga kriza Kosovën.

“Kemi dallime nga e kaluara me LDK-në , kemi probleme, por ne duhet të përqendrohemi tek e ardhmja”, tha Kurti për rtv Besa.

Ai tregon se bisedimet me LDK-në, po shkojnë në rrugë të mbarë.

“Bisedimet po shkojnë mbarë. Ekziston një atmosferë konstruktive”.

Sipas tij, nëse arrihet koalicioni mes këtyre dy subjekteve politike, “do të përpilohet një platformë qeverisëse që do ta nxjerrë vendin nga kriza”.

Me 22 gusht, Kuvendi i Kosovës, pritet të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Albin Kurti "Përkundër dallimeve në të kaluarën duhet të bashkpunojmë me Ldk,në për të ardhmen e fëmijëve tanë”Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti ka qëndruar sot në Prizren ku është prononcuar ekskluzivisht për Rtv Besa në lidhje me bashjëpunimin me Ldk,në për zgjedhjet e ardhshme.“Bisedimet po shkojnë mbarë ekziston një atmosferë konstruktive mes Ldk,së dhe Vetëvendosjes,do ta përpilojmë një platformë qeverisëse,sigurisht kemi dallime nga e kaluara por mendojmë se e kaluara duhet të përkas të shkuarës sepse edhe amaneti i të rënëve edhe ardhmëria e fëmijëve na obligon një bashkēpunim të tillë” ka thënë Albin Kurti për Rtv Besa.

Publiée par RTV BESA sur Samedi 17 août 2019

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara