Albin Kurti, “gënjeshtra” e “shpifje” i quan deklarimet e Thaçit për dhomën e përgjimeve në Telekom

10:53 | 28 Maj 2020

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka quajtur akuzat e presidentit Thaçi gënjeshtra dhe shpifje.

Presidenti Hashim Thaçi tha të mërkurën se Kursi së bashku me Xhelal Sveçla dhe Haki Abazi kanë shkuar në dhomën e përgjimeve në PTK, raporton portali arbresh.info.

I pyetur nga gazetarët se a është e vërtetë kjo, Kurti tha se është një shpifje e radhës nga Presidenti i vendit.

“Problemi me gënjeshtarë është që duhet të gënjejë disa herë në ditë. Ato shpifje nuk duhet të jenë pyetje vetëm për mua por edhe për Prokurorinë e Shtetit. Atyre u ka ngelur mendja te aferat ku ushtronin italishten e mafias. Duhet të mos humbin kohë me ta, se dëshirat e tyre po i shfaqin si veprime të mia e mi mveshin mua si fakte”, deklaroi Kurti.

Kurti ua përmendi aferën Pronto.

“Duket se protagonistëve të aferës “Pronto” iu ka mbetur mendja te përgjimet”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara