Albin Kurti e Shpend Ahmeti i drejtohen njëri-tjetrit me “zotëri”

11:06 | 28 Maj 2020

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është takuar sot me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ata kanë zhvilluar një takim me dyer të mbyllura ndërsa pas takimit ata kanë mbajtur një konferencë për media.

Ahmeti ka thënë se me Kurtin diskutuan rreth zhvillimit të fundit dhe menaxhimit të COVID19 dhe situatën në Prishtine.

“Diskutuam rreth zhvillimit të fundit dhe menaxhimit të COVID19 dhe situatën në Prishtinë dhe për masat e ndërmarra për ditët dhe javën ne vijim që na presin për lirimin e masave. Falënderoj Kurtin Për vizitën dhe këto që i biseduam sot do të na duhen shumë në ditët në vijim”, tha Ahmeti.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se me kryetarin e Prishtinës diskutuan se si mund te dalim nga kjo krizë në këtë kohë të pandemisë.

“Biseduam se si mund të dalim nga kjo krizë ne këtë moment të rëndësishëm. Është e domosdoshme ta shtojmë vigjilencën dhe ta ruajmë distancën  e mos t’i praktikojmë vizitat familjare. Si qeveri në detyrë bashkëpunojmë me të gjithë komunat e me së shumti me Prishtinë  si kryeqytet andaj edhe gjatë muajit qershor ne do të bashkëpunojmë që liberalizimi i masave te jetë sa me efikas”, tha Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara