Akuza të rënda për Ramën e Thaçin nga Sali Berisha

11:46 | 25 Gusht 2019

Ish kryeministri i Shqipërisë ka shpërthyer ndaj krerëve të shtetit në Shqipëri dhe në Kosovë duke i quajtur argat të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Duke postuar një fotografi të përbashkët të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, atij të Kosovës Hashim Thaçi dhe pronarit të një mediumi në Kosovë, Baton Haxhiu së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Berisha i ka krahasuar ata me Esat Pashë Toptanin.

Ish kryeministri i Shqipërisë i është referuar në këtë status zhvillimeve të fundit politike dhe idesë së presidentit Thaçi rreth korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë e cila ishte mbështetur edhe nga kryeministri Edi Rama. /Sinjali/

Në vijim statusi i plotë i Berishës.

Dekorohen me Urdherin Esad Pashe Toptani!!Miq, presidenti i Serbise dhe Serbomadhise, Aleksander Vuçiç shpalli dje per…

Publiée par Sali Berisha sur Dimanche 25 août 2019

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara