Aktorët protestojnë para Komunës së Prishtinës, kërkojnë themelimin e trupës rezidente

12:55 | 30 Shtator 2020

Grupi i aktorëve të Prishtinës, po kërkojnë që të u plotësohen kërkesat e tyre nga Komuna e Prishtinës.

Aktori Leonit Maloku tha se kërkesa e tyre për shtimin e numrit të aktorëve të teatrit Dodona kanë hasur në vesh të shurdhësh, ani pse ka dy vite që kur kanë nisur me këtë iniciativë, shkruan arbresh.info

“Me ligj teatri i qytetit mund të ketë ansamblin rezident prej 10 dhe e më së shumti 20 aktor.”.

“Këto dite votohet buxheti në Kuvendin e Kosovës dhe nëse nuk themelohet trupa rezidente nëse nuk hyn në buxhet shkon edhe një vit tjetër që të bëhet buxheti i ri. Po shpresojmë të reflektojë komuna dhe të punësohen të gjithë aktorët e  komunës së Prishtinës”, tha ai

Edhe aktori Ilir Prapashtica  tha se është hera e dytë që kanë dalë në protestë.

“Po kërkojmë zbatimin e ligjit nga kryetari Ahmeti. Po kërkojmë ta plotësojë kërkesë tonë që të themelohet ky grup rezident”, u shpreh ai.

E nëse nuk merren parasysh këto kërkesa të tyre do të vazhdojnë me protesta.

“Komuna e Prishtinës do te hapë një konkurs prej 5 aktorëve dhe është  e papranueshme për ne, sepse është për të bërë hajgerë. 10 minimumi 20 duhet të jenë  maksimumi”, tha Prapashtica./arbresh.info/

 

🔴#LIVE: Grupi i aktorëve të Prishtinës mbanë protestë pasi që kërkesat e tyre të deritanishme nuk janë realizuar

🔴#LIVE: Grupi i aktorëve të Prishtinës mbanë protestë pasi që kërkesat e tyre të deritanishme nuk janë realizuar

Publiée par Arbresh.info sur Mercredi 30 septembre 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara