Aktorët kërkojnë punë në Teatrin e Prishtinës, paralajmërojnë protesta para komunës

10:40 | 5 Gusht 2020

Grupi i aktorëve të Prishtinës kanë kërkuar nga Komuna e Prishtinës themelimin e trupës rezidence, konkretisht kërkuan hapjen e konkursit për pranimin e rreth 15 aktorëve që të jenë pjesë e Teatrit të qytetit “Dodona”.

Një grup aktorësh shkuan sot në hyrje të Komunës së Prishtinës për t’i shpalosur kërkesat e tyre para mediave sepse sipas tyre nuk po merren parasysh nga komuna, raporton portali arbresh.info.

Aktori Leonit Maloku paralajmëroi edhe protesta nëse kërkesat e tyre nuk shqyrtohen.

“Jemi mbledh të bëjmë shtimin e numrit të aktorëve dhe themelimin e trupës rezidence.   Teatri Dodona funksionon me vetëm 5 aktor do të kërkojmë hapen e konkursi për 15 aktorë. Ne do të protestojmë nëse kërkesat tona nuk merren parasysh”, tha ai.

Kujtojmë se teatri i qytetit Dodona aktualisht bën shfaqje për fëmijë dhe skena alternative për të rritur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara