Aksidententet po i marrin jetën shumë kosovarëve

10:37 | 3 Korrik 2019

Vetëm në dy vitet e fundit mbi 300 qytetarë të Kosovës kanë humbur jetën në aksidente trafiku. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) vetëm gjatë pesë muajve të parë të këtij viti kanë humbur jetën mbi 30 persona.

Sipas IKSHP, nga 1 janari i vitit 2017, në aksidente rrugore kanë humbur jetën mbi 300 persona, prej tyre 137 kanë vdekur më 2017, 129 më 2018.

“Shkaqet janë të ndryshme, por sigurisht se faktori njeri është më i shpeshtë pasi që nuk janë duke u respektuar rregullat e përgjithshme në trafik, por duke mos munguar as faktori rrugë dhe automjet pasi në shumë vende mungojnë shenjat e komunikacionit dhe veturat e vjetra me mangësi të shumta teknike”, thonë nga IKSHM, raporton Monitor.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) shpreh shqetësimin e thellë lidhur me numrin e lartë të aksidenteve të trafikut me fatalitet, përcjell albinfo.ch.

Me këtë rast Instituti jep rekomandimet me qëllim të parandalimit të numrit të aksidenteve në trafik:

Përpilimi i një plani të veprimit për parandalimin e aksidenteve dhe aprovimi me procedura urgjente nga Parlamenti i Kosovës.

Zbatimi me rigorozitet i Ligjit për komunikacionin deri në ndalesën e vozitjes për shkelje të rënda të përsëritura.

Me programe të ndryshme edukativo–informative të vetëdijësohen njerëzit e posaçërisht vozitësit për rolin e tyre në parandalimin e aksidenteve të cilat ndodhin si pasojë e gabimeve të tyre si dhe aftësimi për të ofruar ndihmën e parë.

Angazhimi i mas-mediave në kampanja të ndryshme që kanë për qëllim parandalimin e aksidenteve.

Me fillimin e vitit të ri shkollor të sensibilizohet çështja e sigurisë së fëmijëve në komunikacion duke organizuar orë edukativo – arsimore për sjelljen e këmbësorëve në komunikacion, mësimi sistematik i rregullave të komunikacionit.

Largimi i menjëhershëm i automjeteve të vjetra nga qarkullimi, kontrolli teknik rigoroz i të gjitha automjeteve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara