Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohet një person

09:57 | 16 Shtator 2020

Gjatë ditës së sotme një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për arbresh.info, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira një automjet dhe një motoçikletë.

“Sot rreth orës 08:00, në udhëkryqin që lidhë rrugët, Luan Haradinaj dhe Ukshin Hoti në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës. Të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor”, ka thënë ajo.

Ahmeti, ka bërë të ditur se me rastin po merret njësi i trafikut./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara