Aksident trafiku me fatalitet, 1 person humb jetën

12:46 | 7 Shtator 2019

Një aksident ka ndodhur në fshatin Hallaq të Lipjanit, ku një person ka humbur jetën shkruan Arbresh.info

Raporti i plotë i policisë:

Fsh. Hallaq, Lipjan 06.09.2019-19:00. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke drejtuar veturën me targa lokale, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, është aksidentuar me një veturë tjetër me targa lokale që drejtohej nga viktima mashkull K-Shqiptar. Si pasojë e aksidentit të dy drejtuesit pësojnë lëndime trupore dhe janë dërguar ne QKUK për tretman mjekësor, ku viktima si pasojë e lëndimeve të rënda ndërron jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara