Aksident në Vushtrri, lëndohen 6 persona

10:00 | 14 Nëntor 2019

Gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku mes një veture dhe një kombi.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në fshatin Nadakoc të Vushtrrisë të mërkurën rreth orës 18:00, shkruan arbresh.info.

Në raport thuhet gjithashtu se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

Nuk raportohet për asnjë të arrestuar.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një veture dhe një kombi. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona K-Shqiptarë dhe të njëjtit dërgohen për tretman mjekësor ne Spitalin e Mitrovicës”, thuhet në njoftimin e Policisë./arbrsh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara