Aksident në Skënderaj, makina bie mbi përmendore

13:59 | 10 Nëntor 2019

Një vetaksident ka ndodhur mbrëmë në Skënderaj, ku vetura ka dalë jashtë rrugës, bën të ditur policia

Rasti ka ndodhur në fshatin Rezallë të Skënderajt, mbrëmjen e së shtunës.

Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar mbi një përmendore afër rrugës, në tatëpjetën e lagjes Durmishajve.

Ende nuk dihet gjendja e të lënduarve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara