Aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka të lënduar

17:38 | 23 Prill 2019

Dy persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Podujevë. 

Abresh.info ka kontaktuar policinë [ër të mësuar më shumë rreth rastit.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:40 minuta në rrugën Prishtinë – Podujevë, dhe dy persona janë lënduar.

“Rreth orës 15:40, ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Podujevë. Dy automjete kanë qenë të përfshira, si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, u shpreh Ahmeti për arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara