Aksident në Prishtinë, vetura godet këmbësorin

12:20 | 1 Dhjetor 2019

Një person ka pësuar lëndime trupore, pas goditjes që ka marrë një nga një makinë në lëvizje.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë mbrëmë pas mesnate.

Vozitësi i veturës është arrestuar, ndërsa i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull k/Shqiptar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesi ka goditur viktimën mashkull K/Shqiptar- këmbësor, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, bën të ditur policia./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara