Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, tre të lënduar

14:16 | 15 Prill 2019

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në Lluzhan. Nga ky aksident kanë mbetur deri tani tre persona.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në Lluzhan ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident ka qenë i përfshirë një furgon dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit deri tani tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”.

Me rastin po merr njësiti i trafikut rrugor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara