Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, autobusi del nga rruga

00:03 | 18 Janar 2020

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Lluzhan, si pasojë një autobus ka dalë nga rruga.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës, 21:00, ndërkaq nuk ka të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Bajram Krasniqi.

Ndërkaq, për shkak të kushteve atmosferike të motit, policia apelon nga të gjithë shoferët që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.

Po ashtu të premten gjatë ditës dhe në mbrëmje ka qenë mjegull dhe dukshmëria e vogël./telegraf/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara