Aksident mes pesë veturave, pësojnë lëndime tre persona

17:01 | 4 Dhjetor 2020

Ka ndodhur një aksident zinxhiror mes pesë veturave në Prishtinë.

Aksidenti ishte në rrugën Dëshmorët e Kombit në Prishtinë, konfirmon policia për arbresh.info

Të lënduar kanë mbetur tre persona.

“Sot rreth orës 16:00 në rrugën Dëshmorët e Kombit në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të 5 automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 tre persona.  Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Flora Ahmeti për arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara