Aksident i rëndë në afërsi të mensës së studentëve në Prishtinë

11:23 | 16 Tetor 2019

Para pak minutave ka ndodhur një aksident në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë në afërsi të objektit të mensës së studentëve.

Për momentin nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërkohë në aksident janë përfshirë tri makina, njëra prej të cilave është kthyer përmbys pas përplasjes.

Arbresh.info ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ndërkohë do t’iu mbajë të informuar lidhur me aksidentin.

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara