AKR merr mbështetje të madhe në Skenderaj

20:51 | 18 Shtator 2019

Aleanca Kosova e Re (AKR) ka marrë mbështetje të madhe në zemër të Drenicës. AKR-ja ka mbajtur takim me qytetarë dhe struktura të partisë në komunën e Skenderajt.

Kryetari i degës së AKR-së në Skenderaj, Musa Dervishaj tha se  në këto zgjedhje AKR-ja do t’i befasoj partitë tjera.

Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për 20 vjet  i ka mbajtur me mashtrime qytetarët e Kosovës.

“20 vjet PDK e ka mbajtur këtë popull me mashtrime. Unë në emër të degës së AKR-së në Skenderaj, ju tregoj fuqinë e AKR-së në Skenderaj.  Në dy zgjedhjet e kaluar i kemi befasuar të gjitha partitë, kësaj here i përshëndet prej këtu dhe u them se do të befasohen edhe më tepër në zgjedhjet e 6 tetorit”, u shpreh Dervishaj.

Në anën tjetër,  lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli tha se kjo parti është e dyta në Drenicë.

Pacolli, tha se AKR është parti liberale ,që ekzistencën e shtetit dhe shoqërisë e bazon vetëm te puna.

“Jemi partia e dytë në Drenicë. Thanë që unë jam argat i  PDK-së. Jo unë nuk jam argat i askujt, por kam qenë argat i shtet ndërtimit të Kosovës. AKR-ja është një parti liberale, që ekzistencën e shtetit dhe shoqërisë e bazon vetëm te puna. Mua ajo që ma zgjat jetën dhe më jep energji është puna”, ka thënë Pacolli.

Edhe në Drenicë, AKR-ja prezantoj kandidatët e saj për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit./arbresh.info

🔴#LIVE/Aleanca Kosova e Re (AKR), mbanë takim me qytetarë dhe struktura të partisë në komunën e Skenderajt, i pranishëm edhe lideri i partisë, Behgjet Pacolli

Publiée par Arbresh.info sur Mercredi 18 septembre 2019

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara