AKPPM do të blej banderola në vlerë 500 mijë euro

22:11 | 6 Mars 2019

500 mijë euro në banderola.

Kjo është shuma që do ta shpenzoj Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM) shkruan arbresh.info.

Në njoftimin e bërë publik në faqen e KRPP-së thuhet se për tenderin me titull “Furnizim me banderola te katërta dhe te kuqe” ishin planifikuar të shpenzoheshin 481 mijë e 156 euro.

Banderolat duhet të jenë të kaltra 110.000.000 copë dhe të kuqe 13.500.000 copë.

Në faqe janë të paraqitura edhe kushtet e pjesëmarrjes ndërsa afati i fundit për dorëzimin e tenderëve është 15 prilli dhe po atë ditë nga ora 14:00 do të organizohet takimi për hapjen e tyre.

Një ndër kriteret e dhënies është edhe ofrimi i çmimit më të ulët.

Ndryshe Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM) është Agjenci e pavarur ekzekutive e Ministrisë së Shëndetësisë (MSH).

Misioni i saj është mbrojtja e shëndetit publik nëpërmjet garantimit të cilësisë, sigurisë dhe efikasitetittë produkteve medicinale të plasuara në Kosovë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara