AKI merret me emrin e Vlora Hysenit, pas raportimit të arbresh.info

11:14 | 21 Janar 2020 | Elmedina BALLAZHI

Ditë më parë është raportuar nga arbresh.info, se ish-zyrtarja operative e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Vlora Hyseni, ishte emëruar si zëvendësdrejtore e përgjithshme në AKI që nga 28 shkurti i vitit të kaluar, por emri i saj nuk pati figuruar në faqen zyrtare të AKI-së.

Edhe pse të dhënat e krerëve të kësaj agjencie, ishin  freskuar në nëntor të vitit 2019, kur në krye të AKI-së, me 24 nëntor erdhi Kreshnik Gashi dhe Inspektori i Përgjithshëm, Burim Ramadani, në uebfaqen e AKI-së, tashmë figuron emri edhe i Vlora Hyseni, shkruan arbresh.info.

Vendimi për emërimin e saj në këtë post kishte hyrë në fuqi nga data 27 shkurt 2019, dhe i ishte dërguar Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së në Kuvendin e Kosovës.

E lidhur me këtë, Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, për arbresh.info, kishte arsyetuar emrin e saj, duke thënë se është problem teknik.

“Lidhur me zëvendësdrejtoren e AKI. Ju njoftojmë se znj. Vlora HYSENI është zëvendësdrejtore e AKI,  mosparaqitja e emrit të znj. Hyseni në Webfaqen e AKI, me siguri ka të bëjë me ndonjë problem teknik”, thuhej në përgjigjen e kësaj zyre për arbresh.info, ditë më parë./E.Ballazhi/arbresh.info/

AKI-ja përditëson emrin e Gashit dhe Ramadanit, e mbanë “të fshehtë” Vlora Hysenin

 

Lajmet më të lexuara