Akademi përkujtimore për profesor Riza Bradën

12:35 | 7 Janar 2020

Në një mbledhje komomorative iu dha lamtumira e fundit profesor e doktor Riza Brada i cili u nda nga jeta dje në moshën 84 vjeçare.

60 vite rresht Riza Brada dha kontribut të pashtershëm në arsimimin dhe edukimin e shumë brezave.

Në akademinë përkujtimore u tha se  Riza Bradën ta kujtojmë si një shkrimtar të pashterur, raporton arbresh.info.

Xhafer Ismajli bashkautor i profesorit Riza Brada tregoi për jetën dhe veprën e tij duke kujtuar disa momente që kishin së bashku.

“E kam shumë të vështirë sot sepse kalova një jetë të gjatë më të. Është karakteristikë e veprave të tij janë se të gjitha veprat janë me shembuj autentik shqiptarë”, tha ai.

Njëri nga studentët e të ndjerit Ramë Zeka tha se me fol për profesorin ka fjal ditë e natë.

“Profesor të qoftë hallall çdo gjë që na ke mësu e na ke dhënë. Të mburret familja e tij sepse njërën e tij ia ka kushtu arsimit” tha ai.

Në këtë akademi përkujtimore morë  pjesë familjarë, miq, bashkëpunëtorë e shumë nxënës e studentë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara