Ahmeti vizitë në Iowa, pritet bashkëpunimi në shumë fusha

20:03 | 29 Nëntor 2018

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka nisur viztën e tij dy ditore në kryeqytetin e Iowa, Des Moines në SHBA.

I pari i Prishtinës ka bërë me dije se në kuadër të kësaj vizite do të nënshkruajë binjakëzimin e dy kryeqyteteve tona.

Statusi i tij i plotë në Facebook:

Sot filluam vizitën dy ditore në kryeqytetin e Iowa, Des Moines në ShBA. Poashtu, sot do të nënshkruajmë binjakëzimin e dy kryeqyteteve tona. Numri përafërsisht i njejtë i banorëve na mundëson bashkëpunim në shumë fusha. Do të fillojmë me arsim e shëndetësi e edhe siguri në bashkësi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara