Ahmeti takon ambasadorin britanik Nicholas Abbott

14:54 | 11 Shtator 2019

Krytari i Prishtinës njëherësh kryetar i PSD-së Shpend Ahmeti ka pritur në takim Ambasadotin e sapoemëruar të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Nicholas Abbott, të cilin e njoftoi për përgaditjet për zgjedhjet.

Ambasadori Abbott në këtë takim u interesua për zgjedhje dhe theksoi rëndësinë qenësore të parandalimit të çdo kërcënimi ose mashtrimi të mundshëm gjatë zgjedhjeve të ardhshme.

“Sot pata kënaqësinë që të pres në takim Ambasadorin e sapoemëruar të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z.Nicholas Abbott.

Në emër të Komunës së Prishtinës, e falënderova ambasadorin e Madhërisë së Saj në Kosovë për ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar për komunën tonë.

Ambasadori Abbott u interesua për përgaditjet për zgjedhje dhe theksoi rëndësinë qenësore të parandalimit të çdo kërcënimi ose mashtrimi të mundshëm gjatë zgjedhjeve të ardhshme.

Ambasadorin Abbott e njoftova me prioritetet e qeverisjes në Komunën së Prishtinës, dhe diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit edhe në fusha tjera dhe vazhdimin e miqësisë së mirë mes Kosovës dhe Mbreterisë së Bashkuar”, ka shkruar Ahmeti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara