Ahmeti: Sot do të flasin për aktrimin e artin e tij e unë sot i përulem njerzillëkut të baces Adem

11:25 | 15 Shtator 2020

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka kujtuar aktorin e ndjerë Adem Mikullovcin, dhe raportin e ngushtë që ai kishte me babanë e Shpend Ahmetit, Ali Ahmeti.

Kryetari Ahmeti tha se që kur ishte fëmijë kishte pasur kontakt me Mikullovcin, dhe madje e kujtoj kohën kur i ndjeri Ali Ahmeti, gjithashtu aktor i njohur ishte në spital në gjendje kome.

“Kur prindi im ishte i shtrirë në spital për pesë muaj në vitin 2011 para se të ndërronte jetë shumicën e kohës ka qenë në koma. Dhe çdo tre katër ditë në spital mjeku më thoshte – qe sa ke Baca Adem. Vinte me pa edhe me ja thonë dy tri fjalë për me i ndihmu me u zgju”.

Më pas Ahmeti kujtoi kohën që Mikullovci kishte hyrë në Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë që ai e thoshte mendimin e vetë, pavarësisht a pajtohej dikush me të apo jo.

Ky është postimi i plotë:

Sot paska ndërru jetë axha Adem. Si shok i afërt i babit në jetë të përditshme e në botën e tyre teatrore më ka ra në fëmijëri me nejt shumë. Solidariteti dhe dashnia e asaj gjenerate për njani tjetrin me idhnimet e kohë pas kohshme janë të papërsëritshme.

Kur prindi im ishte i shtrirë në spital për pesë muaj në vitin 2011 para se të ndërronte jetë shumicën e kohës ka qenë në koma. Dhe çdo tre katër ditë në spital mjeku më thoshte – qe sa ke Baca Adem. Vinte me pa edhe me ja thonë dy tri fjalë për me i ndihmu me u zgju.

Më vonë në Lëvizjen Vetëvendosje pa marr parasysh se a pajtohej dikush me të ai e thoshte të vetën, qëndrimin e vet, të sinqertë, me dashni.

Sot do të flasin për aktrimin e artin e tij e unë sot i përulem njerzillëkut të baces Adem.

Perdja asnjëherë nuk do të bjen në skenën e juaj.

Ngushëllime familjes!’

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara