Ahmeti: Përhapja e shpejt dhe numri i madh të të infektuarve me Covid është shqetësuese

13:16 | 15 Korrik 2020

Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se nga 20 marsi e deri tash këtë  komunë janë shënuar 1629 raste aktive me Covid-19. Dhe 416 të shëruar si dhe 21 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.

“Përhapja e shpejtë e virusit dhe numri i shtuar i rasteve të reja me #covid19 janë vazhdimisht në rritje dhe kjo është̈ shqetësuese. Bazuar në të dhënat e marra nga IKSHP dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent në HPrishtinë del se momentalisht, që nga data 20 Mars deri sot kemi 1629 raste me #covid19 prej të cilave 1192 raste janë̈ ende aktive. Kemi 416 raste të shëruara dhe zyrtarisht të konfirmuara 21 raste që kanë përfunduar me fatalitet”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Sipas tij, mbajtja e maskës është një̈ prej tri rregullave kryesore dhe masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit dhe rëndimin e situatës edhe më shumë.

“Të gjithë̈ e kemi obligim që të ruajmë̈ veten dhe të tjerët rreth nesh e të jemi të ndërgjegjshëm. Sepse vetëm #bashkë mund të e tejkalojmë̈ këtë̈ sfidë! Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë”, ka shkruar Ahemti./ arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara