Ahmeti: Gjuha e egër e politikanëve, dëshmi se nuk dinë se si duhet bërë shtet!

21:15 | 24 Maj 2017

Njohësi i zhvillimeve politike Xhemal Ahmeti, duke komentuar gjuhën e politikanëve në fushatën parazgjedhore, tha se gjithë këto acarime verbale janë kallëzuesi se asnjëra nga partitë nuk dinë se si duhet bërë shtet. Po ashtu ai ka shprehur dilema  se nga rrjedh gjithë ky mllef apo i militantizëm i “egër” siç e ka quajtur ai, i eksponentëve të caktuar të partive.

Ahmeti, për ish-deputeten e Legjistraturës së fundit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-s Vjosa Osmani, gjuhën që e përdorë në këtë kohë fushatash thotë se e ka për karrierë ngase duhet të ri dëshmohet se mund t’i bëhet besnike partisë së Isa Mustafës.

“Vjosa është një grua shumë e zonja dhe karrieriste me pasion. Pas përjashtimit të disa „alfave“ nga LDK ajo e vërejti se do të digjet nëse nuk bëhet një militante e ashpër pro partisë dhe tjetërkund, në ndonjë parti tjetër nuk i ka shanset, ngase aty i ka votuesit. Është pra një llogari total karrieriste e jo parimesh e etike”, tha ai.

Ndërsa për ish-deputeten nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu, Ahmeti duke e ndërlidhur me aferën e bombolave të gazit, vlerëson se sido që të shprehet do duhej të mirëkuptohet ajo.

“Për Albulena Haxhiu sido që të shprehet duhet të kemi mirëkuptim. Sjellja e kundërshtarëve të saj politikë gjatë aferës së bombolave të gazit ishte e tmerrshme. Ajo aferë natyrisht se i ka shkaktuar komplekse dhe hakmerret aty ku mundet”, tha ai.

E gazetarin Halil Matoshi, Ahmeti e konsideron viktimë të një akulture të mbjell vetë nëpërmjet mediave ku shkruante dhe debatonte.

“Halil Matoshit i kthehet bumerang ajo që ai bashkë me shokët e tij në mediat ku vepronin epitetet më frekuentale në retorikën e tyre e kishin dhe kanë „kriminelët, terrin, kapje-çkapje“, pra i me shumë kolegë të tij e kanë ndërtuar këtë gjuhë instancave para juridike e që njihet si retorikë e lynch-mob, përndryshe në mediat e këndejshme është e ndaluar, e mund të përdoret vetëm në rast se ke vendime gjyqësore.”, konsideron Ahmeti.raporton Gazeta Blic

Sipas analistit Ahmetit partitë janë të zëna ngushtë. Ato s’kanë projekte konkrete dhe besojnë se edhe kësaj radhe do të gjenerojnë vota nëpërmjet shpifjeve dhe fjalorit banal ndaj njëra tjetrës

“Përtej këtyre biografive të involvuara mirëpo duhet të pyesim pse ndodhin këto akuza të rënda, madje edhe ndër miq e përkrahës reciprokë të dikurshëm? Ngase partitë s’kanë çka ofrojnë esenciale që do t’i dallonte nga njëra tjetra. E vëreni tash gjithë janë për dialogun. Gjithë do flasin edhe njëherë me Malin e Zi dhe aleatët. Të gjithë do ta luftojnë korrupsionin. Ku janë temat konkrete rreth diplomacisë, gruas, ndërtimit të rrjeteve të përkrahjes sociale, projektet konkrete për bujqësinë, ekonominë? Si do t’i sqarojnë këto brenda 10 ditëve? Nuk i kanë ose tjerët i kanë filluar qëmoti e shumica aspak. Me parulla do ta bëjmë „Kosovën Dubai“ qytetarët nuk e hanë më”, shton ai/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara