Agron Mustafa kundërshton praninë e Milaim Zekës në Komisionin për Telekomin

10:38 | 1 Korrik 2019

Ish-kryeshefi i Telekomit, Agron Mustafa, po intervistohet nga Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në Telekom.

“Milaim Zeka nuk mund të jetë pjesë e Komisionit për shkak të kërcënimeve dhe shantazheve që m’ka bërë,” është shprehur Mustafa para se të fillojë intervistimi, shkruan arbresh.info.

Sipas kryetarit të komisionit, Visar Ymeri, janë institucionet konkrete ku mund të drejtohet për ankesat e tij.

“Çfarëdo problemi që keni me Milaim Zekën duhet t’i drejtoheni gjykatave”, është shprehur Ymeri.

Edhe deputeti, Milaim Zeka, ka reaguar ndaj pretendimeve të Mustafës.

“Krejt biografia jote personale, përpos shumë rrahjeve të femrave, me Tarkanin e brenda bordit të Telekomit. Çdo gjë që është konflikt interesi vazhdojë jashtë zyrave të Parlamentit të Kosovës,” është shprehur Zeka./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara