Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave bën thirrje për kujdes ndaj zjarreve

14:34 | 13 Qershorë 2018

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit dhe të lajmërojnë me kohë, si dhe të ndihmojnë në shuarjen e zjarreve.  

“Tashmë kemi hyrë në sezonin e verës që karakterizohet me temperatura të  larta të ajrit, të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore. Për çfarëdo rasti të zjarreve, ju lutem që të thirrni në Qendrën Operative Emergjente, nëpërmjet numrit të integruar  emergjent – 112. Gjithashtu mund të thirrni pa pagesë edhe në këta numra:  Policinë e Kosovës, në numër të telefonit   192,  Njësinë  profesionale të zjarrfikjes dhe  shpëtimit në numrin e telefonit 193, Ndihmën e shpejtë, në numër të telefonit 194”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, zjarrvëniet e qëllimta  si  dhe  ato të shkaktuara nga pakujdesia,  janë vepër penale dhe sanksionohen me ligj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale