Administrata e infrastruktura, temat kryesore të vizitës së Veliut e Abrashit në Istog

12:27 | 6 Gusht 2020

Pas një orë diskutimi me Agim Veliu e Arban Abrashin, kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova ka bërë të ditur për diskutimin brenda me dy ministrat.

“Falënderoj ministrat me të cilët biseduam për problemet e pandemisë. Interesi jonë është që ta kalojmë sa ma lehtë. Kemi folur  për rregullimin e administratës. Kemi disa marrëveshje për infrastrukturë”, deklaroi Rugova.

E ministri i punëve të brendshme, Agim Veliu bëri të ditur se pas aktivizimit të planit kombëtar Istogu është komuna e parë ku ka ardh për të parë për se afërmi aktivizimin e këtij plani, raporton arbresh.info.

“Pas aktivizimit të planit të reagimit kombëtar kom filluar një sërë vizitash në komuna. Jam i kënaqur për numrin që po e mbajnë nën kontroll të personave me Covid- 19. Folëm edhe për funksionalizimin e administratës publike”, tha Veliu.

E ministri Arban Abrashi bëri të ditur se janë dy projekte të rëndësishme të cilat priten të fillojnë.

“Rruga që lidh Istogun më bjeshkët projekti i dytë madhor lidhja e Istogut më autostradën Prishtinë-Pejë dhe autoudhën deri në Gjakovë”, tha Abrashi.

Ndërsa për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga bresheri, kryetari i Istogut bëri të ditur se në mesditë në këtë komunë do të vijë edhe Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa me të cilin do të vlerësojnë demet e shkaktuara./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara