Abazi: Është akt patriotik të mos votohet qeveria e Thaçit dhe Listës Serbe

11:38 | 3 Qershor 2020

Zëvendëskryeministri në largim, Haki Abazi thotë se është akt patriotik të mos votohet qeveria Hoti.

Kjo pasi sipas tij, kjo qeveri është qeveri e Thaçit dhe Listës Serbe.

“Është akt patriotik të mos votohet qeveria e Thaçit dhe Listës Serbe”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Ndryshe, seanca për votimin e qeverisë Hoti ka nisur.  Pretendenti për postin e kryeministrit, Avdullah Hoti, ka nisur paraqitjen e programit të qeverisë që ai pretendon ta udhëheq nëse merr votat e mjaftueshme./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara