Abazi: Asnjë maune nga Serbia nuk mund të hyjë pa dokumente ku shkruan Republika e Kosovës

09:49 | 31 Maj 2020

Zëvëndëskryeministri në detyrë, Haki Abazi thotë se nga sot asnjë maune nga Serbia nuk mund të hyjë pa dokumente ku shkruan Republika e Kosovës.

Sipas tij, tjetër mundësi e hyrjes së këtyre mauneve nga Serbia për në Kosovë, është edhe të mos ketë dokumente fyese për shtetësinë e Kosovës./arbresh.info

Postimi i plotë:

As reciprociteti nuk u bie tamam

Mbrëmë morëm vendimin që të avancojmë reciprocitetin me Serbinë. Deri tani maunet nga Serbia kanë mundur të hyjnë në Kosovë nëse: 1. nuk kanë pasur dokumente fyese për shtetësinë e Kosovës, dhe 2. Nëse në to është shkruar Kosova.

Me vendimin e mbrëmshëm, asnjë maune nuk mund të hyjë në vendin tonë nëse në dokumentet e tyre nuk shkruan: Republika e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara