AAK’ja i tregon emrat e udhëheqësve dhe anëtarëve të komisioneve parlamentare

22:51 | 13 Shkurt 2020

Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar formimin e 14 komisioneve parlamentare. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka treguar se këta të fundit udhëheqin me dy komisione.

Deputetja Time Kadrijaj është zgjedhur kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë. Ndërsa, Albena Reshitaj kryetare e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Ndërkaq në dy komisione tjera, atë për Buxhet dhe Transfere dhe atë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, AAK përfaqësohet me nga një nënkryetar, dhe me nga një anëtar në 10 komisionet tjera.

 

Kuvendi formon Komisionet Parlamentare, AAK merr drejtimin e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe Komisionin…

Publiée par Grupi Parlamentar i AAK-së sur Jeudi 13 février 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara