AAK, NISMA e PSD: Presidenti bëri shkelje gjatë emërimeve në KQZ, Gjykata Kushtetuese do të na jap të drejtë

14:27 | 8 Prill 2019

Më nënshkrimet e 30 deputetëve të Kuvendit të Kosovës të hënën është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërinë së dekretit të presidentit lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Pas kësaj procedure për medie kanë folur përfaqësuesit e grupeve parlamentare të PSD-së, AAK-së dhe NISMA-së, shkruan arbresh.info.

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi ka thënë se Presidenti ka bërë  shkelje dhe do të sfidojnë vendimin e tij.

“Sapo dërguam ankesë në Gjykatën Kushtetuese për të sfiduar vendimin e Presidentit përkatësisht dekretin e tij që ka të bëjë me emërimin e anëtarëve të KQZ-së. Ne konsiderojmë se na janë shkelur të drejtat tona si Grupe Parlamentare dhe besojmë se Gjykata Kushtetuese do të na jap të drejtë”, ka thënë Sherifi.

Ndërsa Ahmet Isufi, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së ka thënë se fillimisht u janë kërkuar emrat e për këtë konsiderojnë shkelje.

“Zyra e presidentit ka kërkuar nga të gjitha Grupet Parlamentar të dërgoj emrat për anëtare të KQZ-së  dhe ne i kemi dërguar dhe konsiderojmë se është bërë shkelje pikërisht duke mos u emëruar apo zbatuar ajo kërkesë e Presidentit”, ka thënë ai.

E shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu ka thënë se kjo është pluralizëm.

“Në këtë ankesë që e kemi bërë në Gjykatë edhe një prej betejave tona të përbashkëta është pluralizëm pra kjo është një betejë për pluralizëm”, ka përfunduar Sejdiu./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale