A është siguruar dhe a përdoret Remdesiviri për trajtimin e pacientëve me Covid në Kosovë?

18:26 | 1 Dhjetor 2020

Prej kohësh në disa shtete është përdorur bari Remdesivir kundër virusit korona.

I pyetur rreth sigurimit të këtij ilaçi, ministri i shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë se çmimi i këtij hapi është i papërballueshëm për buxhetin e Qeverisë së Kosovës, raporton portali arbresh.info

“Ne i zbatojmë udhëzimet e OBSH-së, sigurisht edhe udhërrëfyesit që përdoren në trajtimin e pacientëve. Kemi pasur dy procedura njëra përmes Komisionit Evropian që ka qenë e papërballueshme për ne për shkak të kostos, më shumë se 354 euro e ofruar, procedura e brendshme poashtu ka çmime enorme. Për shkak të raporteve të OBSH-së ku e Remdesivirin nuk e shohin më për trajtim adekuat klinik. Farvirapirin e kemi të siguruar përmes Qeverisë Japoneze dhe përmes një donatori të brendshëm”, deklaroi ministri Zemaj.

Ndryshe javë më parë Organizata Botërore e Shëndetësisë pati deklaruar se efektet e Remdesivirit tek pacientët e infektuar janë të pakta./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara