Familja Rugova pret në shtëpi anëtarët e LDK-së, mungon Isa Mustafa

11:08 | 21 Janar 2020

Lidhja Demokratike e Kosovës në 14 vjetorin e vdekjes së ish presidentit historitë të Kosovës Ibrahim Rugova ka vizituar familjen Rugova.

Dhjetëra anëtarë dhe deputetë të LDK së shkuan  në shtëpinë e presidentit ku u priten nga familja e tij, raporton arbresh.info

Në emër të LDK së foli Skender Hyseni i cili ia dhuroj edhe një libër gruas së presidentit Fana Rugova.

“Faleminderit shumë suksese punë të mbarë”, ishin fjalët e zonjës Rugova.

Në këtë vite mungoi i pari i LDK së Isa Mustafa./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara