51 aksidente për 24 orë

09:44 | 11 Janar 2019

Ditëve të fundit, numri i aksidenteve të trafikut po vazhdon të jetë i lartë dhe shqetësues.

Aq më shumë është rritur këto ditë kur reshjet e borës po shoqërojnë vendin dhe po shkaktojnë tollovi e aksidente.

Kështu, sipas Policisë së Kosovës në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar 51 aksidente trafiku. Prej tyre, 13 me të lënduar dhe 38 me dëme materiale.

Tutje, sipas policisë në këtë periudhë janë shqiptuar 412 tiketa trafiku për kundërvajtësit, derisa janë arrestuar 11 persona./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale