50 prishtinas i bashkohen AAK-së

12:49 | 13 Shtator 2019
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me anë të një postimi në Facebook ka prezantuar 50 anëtarësime të reja nga Prishtina.

Haradinaj ka thënë se anëtarët e rinj të AAK-së i besojnë vizionit të saj dhe udhëheqjës së dëshmuar që garanton perspektivë zhvillimore.

“Janë të shumtë ata që ndajnë vlerat e Aleancës, që kanë dijen, guximin dhe përkushtimin që t’i shërbejnë vendit, me vendosmëri dhe logjikë zbatuese. Mirëseardhje mbi 50 anëtarëve të rinj nga Prishtina në Aleancë, të cilët i besojnë vizionit të saj dhe udhëheqjës së dëshmuar që garanton perspektivë zhvillimore. Bashkë me njerëz të shtëpisë për Kosovën 100%”, ka shkruar Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara