Velania, Qafa e Veterniku 12 orë pa rrymë

13:34 | 7 Gusht 2020

12 orë pa energji elektrike kanë mbetur Velania, Qafa e Veterniku.

Kjo mungesë vjen shkaku i disa punimeve që po bënë KEDS-i.

Sipas tyre, investimi po bëhet për zgjidhje afatgjate në rrjetin elektrik të Prishtinës.

“Projekt ku po investohen 17 milionë euro”.-KEDS

Bizneset ankohen se mungesa kaq e gjatë e energjisë elektrike po i shkakton dëme.

Punimet do të zhvillohen gjatë intervalit kohor 09:00 – 21:00 ndërsa rrugët që do të afektohen nga këto punime janë: rr.Isa Kastrati, rr.Rrustem Statovci, rr.Tivari, rr.Shaip Spahia, rr.Sokol Sopi, rr.14 Tetori, rr. Nobert Jorkli, rr.Gazmend Zajmi (një pjesë), rr.Bedri Shala (një pjesë) dhe rr.Kaçaniku, rr. Fehmi Agani (një pjesë) dhe UÇK (një  pjesë).

Ndërkaq nga ora 11:00 – 15:00 punime do të zhvillohen në rr.Nekibe Kelmendi (një pjesë) dhe rr.Richard Hollbrooke./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara