Ministri Zemaj çdo ditë në krye të detyrës| Sonte në aksion në Fushë-Kosovë, monitorohet zbatimi i masave anti-COVID19

22:22 | 2 Gusht 2020

Policia e Kosovës bashkë me Inspektoratin Sanitar dhe Lokal janë duke zhvilluar një aksion në të gjithë Kosovën për të monitoruar nga afër zbatimin e masave të vendosura nga institucionet e vendit anti-COVID.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj bashkë me zyrtarët policorë dhe inspektorët po ndjekin nga afër situatën e respektimit të masave në komunën e Fushë-Kosovës.

Inspektimet po bëhen thuajse në të gjitha lagjet dhe lokalet e kësaj komune.

Cak i inspektimet thuhet të jenë lokalet të cilat nuk po respektojnë rregulloren e ministrisë.

Duhet përkujtuar që ministri Zemaj është aktiv edhe jashtë ditëve të rregullta të punës, duke monitoruar nga afër gjitha zhvillimet që kanë të bëjnë me pandeminë COVID-19.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara