42 deputetë për herë të parë pjesë e Kuvendit të Kosovës

20:42 | 17 Nëntor 2019

Kuvendi i ardhshëm i Kosovës do t’i ketë 42 deputetë të rinj.

Legjislatura e shtatë e Kuvendit të Kosovës pritet t’i ketë 42 deputetë që për herë të parë do ta marrin këtë mandat.

Instituti Demokratik i Kosovës vlerëson se numri kaq i madh i deputetëve të rinj do të jetë funksion të mirë të performancës së kësaj legjislature.

Agnesa Haxhiu nga KDI konsideron që miratimi i ri për çështjen e kuorumit duhet të jetë prioritet i Kuvendit të ri të Kosovës.

Njohësi i punës së Kuvendit, Arton Demhasaj, pret që legjislatura e re të jetë më aktive, pasi siç thotë ai për rtv21, Qeveria do ta ketë shumicën shqiptare në Kuvend dhe ligjet do të miratohen më shpejtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara