Qeveria japoneze dhuron pajisje në vlerë prej 1.3 milion euro për ShSKUK-në

09:53 | 7 Nëntor 2019

Qeveria japoneze ka dhuruar pajisje për ShSKUK-në.

Pranim-dorëzimi i këtyre pajisjeve është bërë nga ministri i shëndetësisë Uran Ismaili, ambasadori i Qeverisë së Japonisë, Kiyoshi Koinuma.

Ministri i shëndetësisë Uran Ismaili, tha se, Pajisjet e dhuruar për Klinikën e Neurologjisë po u shërbejnë pacientëve duke u mundësuar që mos ta kërkojnë ndihmë në klinikat private.

“Ne sot patëm një vizitë nga ana e përfaqësuesit të qeverisë japoneze për donacionin që ka ardhur në QKUK. Pamë për së afërmi pajisjet në shumë klinika kanë filluar të përdoren, pacientet kanë filluar të marrin shërbime me pajisjet e reja duke u mundësuar atyre që mos të kërkojnë shërbime jashtë spitaleve publike po të gjejnë shërbime në spitalet publike, vlera e këtij donacioni është 1.3 milion euro. Këtu ku jemi shohim pajisjet donacion nga qytetarët e Japonisë nga taksa paguesit e qytetarëve të Japonisë dhe tregojnë në rëndësinë që kanë këto për realizimin e projekteve tona duke krijuar një qendër të tillë që t’i shërbeje qytetarëve për sulmet në tru diçka që ka munguar më herët dhe që shpesh herë ka sjellë më të keqen te qytetarët tanë nuk mungese të intervenimeve të shpejta”, tha Ismaili.

Gjithashtu, Basri Sejdiu, Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), falënderon qeverinë japoneze, që ndihmon në vazhdimësi me pajisje, për të mirën e pacienteve që të trajtohen në mënyrë profesionale.

“Vlen të përmendet secila klinik ku kanë ardhur pajisjet, në  Kliniken e Urologjisë dhe tani këtu ku jemi e cila është një pajisje që do të na ndihmoj mjaft. Së bashku me investimet tona të cilat i kemi në këtë ambient,  për herrë të parë në Kosovë intervenimi ne tru, dhe donacioni do të shërbej kryesisht për të mirën e pacientëve që pacientet të trajtohen në  mënyra profesionale dhe me të shërbim më të lirë në Qendrën klinike jemi duke i zgjeruar shërbimet dhe u jemi shumë falënderues qeverise japoneze e cila në vazhdimësi na ndihmon në pajisje dhe e gjithë kjo në shërbim të pacienteve”, ka thënë ai.

Ndërsa, Ambasadori i Qeverisë së Japonisë, Kiyoshi Koinuma u shpreh se do të vazhdojnë ta përkrahin Kosovën edhe në të ardhmen.

“Kosova dhe Japonia kanë marrëdhënie të mira dhjetë vjetët e fundit. Ne do të vazhdojmë te mbështesim njerëzit në Kosovë”, tha ai./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara