Papërgjegjësia e deputetëve, edhe pse pushuan një muaj seanca nuk nis me kohë

10:40 | 17 Shtator 2020

Ndonëse kanë kaluar më shumë se 30 minuta që kur do të duhej të fillonte seanca e parë e Kuvendit të Kosovës e sesionit vjeshtor, duket se deputet ende nuk kanë ardhur në Kuvend.

Kjo  seance në  të cilën janë paraparë të diskutohen një serë pikash të grumbulluara ende nuk ka filluar ani pse ishte paraparë të fillonte në ora 10:00, raporton arbresh.info

Në vazhdim të seancës plenare në rend dite do të jetë ndër të tjera  edhe votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së dhe votimi në parim i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike-COVID-19.

E pas kësaj pritet të filloj një seancë e re ku kryeministri Avdullah Hoti, i cili do të raportojë për dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa ministri i Arsimit, Ramë Likaj do të jetë në interpelancë në lidhje me përgatitjet për fillimin e vitit shkollor në kushte të pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës./arbresh.info/

Hoti sot raporton në Kuvend për dialogun Kosovë-Serbi

🔴#LIVE Kuvendi i Kosovës fillon sesionin vjeshtor

🔴#LIVE Kuvendi i Kosovës fillon sesionin vjeshtor

Publiée par Arbresh.info sur Jeudi 17 septembre 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara