Kjo është gjendja shëndetësore e Isa Mustafës pas infektimit me Covid-19

14:50 | 14 Korrik 2020

Të premten e kaluar, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, njoftoi se ka rezultuar pozitiv për COVID-19.

E gjendja e tij shëndetësorë është duke u përmirësuar.

Të paktën kështu ka bërë të ditur për arbresh.info, zyrtarja për komunikim me publikun në LDK, Gentiana Azemi.

“Gjendja e kryetarit Mustafa është shumë e mirë, nuk ka nevojë për shqetësim. Ju falënderoj juve për interesimin. Kryetari Mustafa është duke u trajtuar në shtëpi dhe në bazë të rekomandimeve të mjekëve”.

Kujtojmë se përveç Mustafës në LDK-ë,  të infektuar me koronavirus janë edhe Arben Gashi, Haxhi Avdyli, Visar Hoti e Frashër Demaj. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara