Hoti: Deklarata e 2 korrikut, akt themeltarë për historinë e re të Kosovës

09:58 | 2 Korrik 2020

Kryeministri Avdullah Hoti ka uruar 30 vjetorin e deklaratës së 2 korrikut 1990.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se miratimi i kësaj deklarate ishte akt themeltar për historinë më të re të Kosovës e të popullit shqiptar.

Postimi i plotë:

Urime 30-vjetori i Deklaratës së 2 Korrikut!

Sot i urova delegatët e Kuvendit të 2 Korrikut 1990 për miratimin e Deklaratës Kushtetuese, me të cilën Kosova shpallej njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.

Miratimi i kësaj deklarate ishte pa dyshim një akt themeltarë, me rëndësi vendimtare për historinë më të re të Kosovës e të popullit shqiptar!

Fotografia e Avdullah Hoti

Fotografia e Avdullah Hoti

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara