Ahmeti: Ky tunel është për ata që mendojnë se kanë simtoma

15:19 | 9 Prill 2020

Komuna e Prishtinës ka pajisur Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare edhe me një pajisje shtesë që ndihmon në parandalimin e përhapjes së koronavirusit(COVID-19).

Sot u  përurua tuneli dezinfektues që është i vendosur në oborrin e QKMF-së.

Tuneli dezinfektues është paraparë të jetë si masë shtesë  e parandalimin e përhapjes së virusit pandemik me të cilin po përballen thuajse të gjitha vendet e botës.

Me këtë rast, Kryetari i Prishtinës Shpend Ahemti, tha se, kjo është një mase për tu mbrojture për të gjithë ata që konsiderojnë që kanë simptoma.

“Sot  po e përurojmë këtë tunel që tashmë e keni parë edhe ne shtetet  tjera tani është edhe tek ne. Ne e kemi ngrit këtë tendë për ti mbrojtur punëtorët shëndetësore por edhe qytetarët nga njeri tjetri sepse ne  nuk e dimë kush mund të jetë  i infektuar. Ata që kanë simptoma duhet te drejtohen së pari  në tendë pastaj në këtë tunel. Kjo është një mase për tu mbrojture për të gjithë ata që konsiderojnë që kanë simptoma. Kjo është bërë në bashkëpunim me prodhuesit vendor”, tha Ahemti.

Ndryshe, numri i të infektuarve tashmë ka arritur  e 224 persona, gjashtë prej te cilëve kanë përfunduar me fatalitet, por që të gjithë kanë pasur edhe sëmundje të tjera përcjellës./arbresh.info/

🔴#LIVE Prishtina vendos në QKMF tunelin dezinfektues

🔴#LIVE Prishtina vendos në QKMF tunelin dezinfektues

Publiée par Arbresh.info sur Jeudi 9 avril 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara