Drejtori i AKK-së: S’ka liberalizim vizash pa luftimin e korrupsionit

11:09 | 28 Mars 2018

Drejtori i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli  ka thënë se ka ende shumë punë për tu bërë sa i përket luftimit të korrupsionit.

“Megjithatë nuk jemi të kënaqur me këtë çështje sado që të tjerët thonë që është kryer ky kusht unë them që nuk është kryer sepse ka shumë për të bërë. Demarkacioni është kryer por korrupsioni ende jo dhe liberalizimi s’do të mund të vije pa e kryer këtë kusht e këtë vit do të kemi shumë sfida”, ka thënë Havolli, raporton Arbresh.info.

Ai ka thënë se politikanët mund të thuan çfarë të duan por situata është ndryshe sa i përket liberalizimit të vizave pavarësisht se demarkacioni është miratuar, shkruan Arbresh.info.

“Nuk dua që Kosova të jetë pa liberalizim dhe shpresoj që të kemi liberalizim por ķy kusht ka shumë sfida dhe shpresoj të dal ajo që thonë politikanët mirëpo ka shumë punë për të bërë”, ka deklaruar Havolli./Arbresh.info

Agjencia Antikorrupsion prezanton raportin 2017. Shikoni se sa kane pasuri politikanet kosovar (Drejtpërdrejt)

Gepostet von Arbresh.info am Mittwoch, 28. März 2018

Shpërndaje në rrjete sociale