20 vjet SIGURIA pranë secilit

14:28 | 5 Qershor 2020

Një numër i madh i njerëzve besojnë në SIGURI tash e 20 vite.

Kompania e Sigurimeve “Siguria”, sot ka mbushur plotë 20 vjet që nga themelimi i saj.

Kjo kompani është kompania e parë aksionare në Kosovë e themeluar nga Drejtori gjeneral Behgjet Pacolli, raporton arbresh.info.

Drejtori aktual i kësaj kompanie Arben Avdyli, i ka falënderuar punëtorët e kësaj kompanie, para kolegëve tha se kjo ditë është e veçantë e kompanisë.

“Ju falënderoj gjithëve për këto 20 vite. Kjo ditë është e veçantë për themelimin e kompanisë sonë. Gjatë rrugëtimit 20 vjeçar, ne i kemi edhe 26 koleg që ndodhen ende në kompaninë tonë punojnë këtu”, ka thënë ai.

Mirënjohje i’u është ndarë 2 punëtorëve në pension, Nystrete Bytyqi e Jakup Xhema.

Po ashtu, mirënjohje i’u është ndarë edhe 26 punëtorëve që janë përplot 20 vite dhe ende punojnë në këtë kompani.

Kompania e sigurimeve “Siguria”, kryen këto shërbime, si sigurimi kasko i automjeteve, sigurimi nga aksidentet personale, sigurimi i banesave dhe shtëpive, sigurimi i pronës, sigurimi i mallit në transport, sigurimi i bankave, sigurimi i parave në kasafortë dhe parave në transport, sigurimi i përgjegjësisë publike.
Kompania e sigurimeve, SIGURIA, siguron edhe shëndetin e Fëmijëve.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara