20 vjeҫarja nga Deҫani ishte studente e dalluar, shokët e saj përlotën të gjithë me fjalët për të

00:08 | 15 Qershor 2020

Mëngjesin e ditës së sotme është gjetur pa shenja jetë një vajzë 20-vjeçare nga fshati Gllogjan i Komunës së Deçanit.

H.M ishte studente e Universitetit “Haxhi Zeka” në fakultetin Juridik në Pejë, shkruan ORAinfo.

Lajmin për vdekjen e saj e përjetuan thellë edhe kolegët dhe shokët e saj nga fakulteti.

Ata njoftuan se H.M ishte studente e shkëlqyer, me notë mesatare 9.2.

“H. e shpërbeftë Allahu me xhennet dhe familjes së saj i dhuroftë forcë në lehtësimin e kësaj dhimbje”- shkruajtën kolegët e saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara