20 vetëvrasje në Kosovë për pesë muaj

13:54 | 10 Shtator 2015

Vetëm brenda pesë muajve të këtij viti në Kosovë janë njëzet persona të cilët kanë kryer vetëvrasje dhe 64 vetëvrasje në tentativë.

Numri i vetëvrasjeve në Kosovës po mbetët ende shqetësuese. Përveç evidentimeve të rasteve, institucionet e Kosovës nuk po bënë ndonjë projekt i cili tenton të parandalojë vetëvrasjet.

Faktorët të cilët qojnë deri tek vetëvrasja mbeten të ndryshme. Mirëpo faktorët kryesor sipas sociologëve është zhvillimi i plotë i një sistemi institucional dhe social në Kosovë, raporton KosovaPress.

Rasti i fundit ishte në një fshat të Drenicës, kur një vajzë e fejuar kishte bërë vetëvrasje për shkak se baba i saj e kishe rrahur në prani të të fejuarit dhe familjes së tij, për shkak se ajo ishte vonuar te kjo familje.

Sociologu Artan Muhaxhiri ka thënë për KosovaPress se numri i vetëvrasjeve gjatë viteve të fundit po shkon në rritje dhe se çështja është shumë delikate.

Sipas Muhaxhirit, institucionet e Kosovës nuk po krijojnë as kuadro dhe as financa të cilat merren me trajtimin e këtij problemi.

“Gjatë këtyre viteve të fundit për fat të keq kemi një rritje të numrit të vetëvrasjeve, dhe arsyet janë të ndryshme, njëra ndër arsyet kryesore është zhvillimi i plotë i një sistemi institucional dhe social në Kosovës, sepse dihet që vetëvrasje është akti i fundit, dëshpëruesi i një i individi prandaj nëse ai e ndërmerr këtë hap nënkuptohet se pa asnjë shpresë të vetme ka mbetur. Çështja e trajtimit të vetëvrasjeve është çështje shumë delikate mirëpo për fat të keq institucionet e Kosovës nuk kanë kapacitetet të duhura as kadrovikte e as financiare që të merren me këtë çështje sepse është parë edhe ka e kaluara se përveç evidentimit të këtyre rasteve nuk ka pas ndonjë projekt që do ta tentonte parandalimin e vetëvrasjeve”, tha Muhaxhiri.

Muhaxheri shtoi se ekzistojnë indikacionet të cilat mund të qojnë në identifikimin e personave të cilët kanë më shumë prirje për të bërë vetëvrasje dhe për këtë institucionet do të duhej të ndërhynin.

Ai thotë se problemi i vetëvrasjeve në Kosovë trajtohet shumë pak.

Moshat të cilat më së shumti bëjnë vetëvrasje janë moshat e reja, duke pasuar me moshat e mesatare, posaçërisht kryefamiljarë.

“Kryesisht janë moshat e reja, do me thënë adoleshentët po ka edhe të moshës së mesme, pra njerëz posaçërisht është një problem i madh se janë kryefamiljarët dhe ata janë njerëzit të cilët janë të zhgënjyer nga jeta dhe e kanë të pamundur t’iu ofrojnë familjarëve të tyre një jetë të dinjitetshme, prandaj dhe e marrin këtë hap final”, tha Muhaxhiri për KosovaPress.

10 Shtatori është caktuar si Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjeve. Qëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit në lidhje me nevojën dhe detyrimin për të zbatuar veprimet që ndikojnë në parandalimin e vetëvrasjeve në nivel global pasi që vetëvrasjet mund të parandalohen. Megjithatë, një datë e tillë nuk është paralajmëruar se do të shënohet në Kosovë.

Të dhënat tregojnë se në botë çdo vit vetëvrasje bëjnë gati një milion individ, kryesisht meshkuj në vitet 50-ta dhe 60-ta të jetës. Shqetësuese është rritja shumë e madhe e vetëvrasjeve e të rinjve të moshës 15-20 vjeç.

Shkencëtarisht është vërtetuar se të rinj të (deri në moshën 35 vjeç) më së shpeshti bëjnë tentim vetëvrasje, ndërsa të vjetrit (50 vjeç e më të vjetër) më shpesh bëjnë vetëvrasje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara