Islam Pacolli kujton viktimat e sulmit terroriste të 11 shtatorit

10:57 | 11 Shtator 2019

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli, ka kujtuar viktimat e sulmit terroristë të 11 shtatorit.

Përmes një postimi në facebook, Pacolli ka shkruar se zbulimi i sotëm i obeliskut “Kosova Kujton”, dëshmon mirënjohjen dhe falënderimin tonë ndaj SHBA-ve dhe popullit amerikan për përkrahjen e pa rezerve për liri.

Postimi i plotë:

E fillova ditën duke kujtuar e nderuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Neë York, ku bashkë me ambasadorin amerikan, z. Kosnett dhe funksionarë të lartë të shtetit, përuruam obeliskun në nderim të viktimave të këtij sulmi terrorist që tronditi boten dhe ndërroj kahjen e sigurisë globale.

Zbulimi i sotëm i obeliskut “Kosova Kujton”, dëshmon mirënjohjen dhe falënderimin tonë ndaj SHBA-ve dhe popullit amerikan për përkrahjen e pa rezerve për liri, pavarësi e shtetndërtim, dëshmon afërsinë dhe respektin që kemi ndaj popullit mik amerikan.

Miqësia jonë me SHBA-të dhe popullin amerikan është e shenjtë, ajo duhet kultivuar e ruajtur me fanatizëm dhe përcjellë gjeneratë pas gjenerate.

Fotografia e Islam Pacolli

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara